Additionally, paste this code immediately after the opening tag:

Alfabeti Shqip - ABC 123

Alfabeti Shqip është aplikacion edukativ për fëmijë, i cili përmban të gjitha shkronjat e alfabetit shqip me a...

Free

Store review

Alfabeti Shqip është aplikacion edukativ për fëmijë, i cili përmban të gjitha shkronjat e alfabetit shqip me anë të ilustrimeve dhe narracionit atraktiv që e bëjnë aplikacionin shumë të dobishëm për fëmijët dhe njëkohësisht shumë më të kapshëm për mësim. Mëso duke lozur është qëllimi i këtij aplikacioni që shërben kryesisht për të memorizuar shkronjat e alfabetit, vjersha, numrat, kuizi, dhe elemente tjera të përditshmërisë. Për të bërë çdo gjë edhe më atraktive është përdorur muzikë në prapavijë dhe efekte në mënyrë që fëmiu të ndihet sa më i afërt me teknologjinë e re.

Kategoritë e aplikacionit janë:

Alfabeti:

Në këtë kategori fëmijët shumë lehtë mund të mësojnë shkronjat e alfabetit shqip, me anë të ilustrimeve dhe me anë të navigimit shumë të lehtë ju mund t’i memorizoni shkronjat. Pra në një formë paraqet një version të abetares. Secila shkronjë është e ilustruar dhe përmban një element që i përshtatet shkronjës, poashtu zërimi është tjetër element i rëndësishëm ku fëmijët mund ta dëgjojnë secilën shkronjë.

Matematikë:

Matematikë, është tjetër kategori e aplikacionit ku fëmijët mund të mësojnë matematikën elementare. Duke filluar nga numrat, pastaj numratorja ku atyre i kërkohet që të numërojnë elemente të ndryshme si fruta, kamioneta, topa dhe të japin përgjigjet e tyre në pjesën e poshtme të ekranit. Radhitja është tjetër veti e kategorisë matematikë ku fëmijëve u kërkohet të caktojnë numrin i cili vie në radhë pas disa numrave tjerë, me këtë rast ata praktikojnë mësimin e numrave dhe në përgjithësi matematikën elementare. Mbledhja, zbritja, shumëzimi dhe pjesëtimi jane tjera kategori ku fëmijëve u kërkohet që të kryejnë veprimet bazike të matematikës dhe përgjigjen e tyre ta japin në njërin nga opsionet.

Vjersha

Secila vjershë mund të lexohet ose të dëgjohet nga një zë i ëmbël i vogëlushes sonë që i lexon me shumë dashuri vjershat dhe përrallat tona. Për t’i bërë më atraktive ne për secilën vjershë kemi vendosur një imazh që përshkon me atë vjershë.

Vjershat që mund t’i gjeni në aplikacionin tonë janë:

• Për një shkronjë
Lepuroshi
Akrepat e orës
Erdhi dimri
Qingji
Deti dhe oqeani
• S’ka si ti
Tullumbace të kam xhan
Aeroplani
• Të lumshin duart
• Fëmijë
Ylli vogël lart në qiell
Ariu
Zogu hutaq
Lodrat
• Orët tona
Gabimet

Kuizi

Kuizi përbëhet nga pyetje të ndryshme, rreth kafshëve, automjeteve, profesioneve të ndryshme, numrave, shkronjave etj. Përdoruesi duhet të zgjedh njërën nga tre opsionet për të parë nëse është përgjigjur pozitivisht ose jo. Opsionet e përgjigjeve janë tëresisht me imazhe për të bërë shumë me interaktive komunikimin me përdorues.

Duke përdorur këtë aplikacion ju:
1) Do të mësoni shkronjat e alfabetit – Abetare ABC Shqip
2) Do të mësoni shumë vjersha
3) Do të mësoni matematikën bazike
4) Do të zhvilloni intelegjencen
5) Do të ushtroni të mbajturit në mënd
6) Do të jeni më produkiv në mësime

Nëse e pëlqeni aplikacionin ju lutem na vlerësoni me pesë yje.

Për çdo kritikë ose sugjerim ju lutem mos hezitoni dhe na shkruani në bee.apps2@gmail.com

Last update

March 30, 2020

Read more